Anëtarja e Lëvizjes Demokratike të Gruas, Edith Harxhi e ftuar në emisionin “Open”, në Top Channel, është shprehur se që prej momentit kur ajo ka nisur të flasë për drejtimin e gabuar që kryedemokrati Lulzim Basha po i jepte PD-së është linçuar nga një zonjë që ka qenë pexente sot tek sherri para selisë së PD-së.
Ajo tha se zonja e cila e ka linçuar me urdhër të kryedemokratit Basha është një nga zonjat që është vazhdimisht në qafë të Bashës.
“Eksperienca ime personale është që në momentin që unë kam dalë publikisht prej disa vitesh duke treguar se ku po shkonte partia dhe drejtimin e gabuar që Lulzim Basha i ka dhënë PD-së, unë kam pasur njërën nga zonjat që më ka sulmuar personalisht në mediat sociale, është një nga ato që është vazhdimisht në qafë të Bashës.
Nuk mund të lincohen njerëzit në parti dhe askush. Mos justifikoni ngjarje të tilla se janë shumë të rënda. Unë jam një një nga njerëzit që jam linçuar dhe me urdhër nga Lulzim Basha. Për këtë duhet të mbajë përgjegjësi Basha se ishte në seli sot, duhet të dilte dhe të mbante përgjegjësi për atë që ndodhi. Nuk mund të vazhdohet me këtë lloj linçimi dhe ju të fshiheni pas fjalëve që janë zonja që kanë halle familjare”, tha Harxhi.
Top Channel