Gjenerali britanik: Nuk do lejojmë destabilizimin e Ballkanit!

15/12/2021 20:12

Qeveria britanike kërkon një Ballkan Perëndimor të sigurt, me institucione të forta, demokratike dhe me sundim të fortë të ligjit, deklaroi i dërguari i posaçëm i Londrës për rajonin, Stuart Peach përmes një video-mesazhi drejtuar qytetarëve të Bosnje dhe Hercegovinës, me rastin e vizitës së tij atje.

Peach sqaroi se dëshiron të ofrojë mbështetje për zgjidhjet politike, si dhe t’i promovojë integrimet euroatlantike.

“Gjatë vizitës sime në Bosnje do të takohem me politikanë të rangut të lartë, agjenci për zbatimin e ligjit, parlamentarë dhe, çfarë është e rëndësishme, me aktorë të rinj të shoqërisë civile, që punojnë për të promovuar paqen dhe pajtimin”, shpjegoi ai. Peach u emërua në postin e të dërguarit të posaçëm të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor në fillim të dhjetorit. Qeveria britanike theksoi përmes një deklarate se gjenerali do të mbështesë punën e përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar në Bosnje, Christian Schmidt. Sa i përket Kosovës dhe Serbisë, ai do të bashkëpunojë me partnerët e Britanisë, në përkrahje të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian. Shtetet e Bashkuara gjithashtu emëruan një të dërguar të ri të posaçëm për Ballkanin Perëndimor.

Gabrial Escobar e ka zëvendësuar Mattheë Palmerin nga muaji shtator, ndërsa ky i fundit u caktua i dërguar i Washingtonit për reformën zgjedhore në Bosnje e Hercegovinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA