Dhunohet në burgun e Reçit Sokol Sanxhaktari, ofendoi gardianët dhe Safet Bajrin Pas një pune intensive dhe orë të gjata nën kushte ekstremi të motit të keq, punonjës të OSSH kanë dalë në terren për të bërë të mundur rikthimin e energjisë elektrike në Vermosh, të Malësisë së Madhe.
Si pasojë e reshjeve dhe dëborës, fideri i Kelmendit pësoi dëmtime në disa degëzime gjatë fundjavës, ndërsa ditën e djeshme u rikthye energjia edhe në Lëpushë.
Terreni dhe kushtet atmosferike ishin faktorë pengues në realizimin më të shpejtë të zgjidhjes së avarisë, njofton OSSH.
Njoftimi i plotë i OSSH:
Pas nje pune intensive dhe ore te gjata nen kushte ekstremi te motit te keq, elektricistet e njesise OSSH Malësi e Madhe, Shkodër kanë mundur kete mbremje ti japin energji elektrike Vermoshit, skajit verior te vendit.
Fideri i Kelmendit pesoi demtime ne disa degezime gjate fundjaves, si pasoje e reshjeve te debores.
Diten e djeshme iu dha energji Lëpushë, kurse me heret ishin furnizuar Tamara dhe Boga.
Sic shihet ne foto dhe video, terreni dhe kushtet e motit ishin faktore pengues ne realizimin me te shpejte te zgjidhjes se avarive.
Top Channel