Një shkëmbim i bujshëm po merr jetë në aksin Barcelonë-Milano. Sipas mediave katalanase, Interi dhe Barcelona kanë arritur marrëveshjen për një shkëmbim huazimesh mes sulmuesve Luk De Jong dhe Alexis Sanchez.

Palët kanë marrë edhe miratimin e Sevillas, që ka pronësinë e sulmuesit holandez, ndërsa fjalën e fundit pritet ta thotë trajneri Xavi Hernandez, që nuk duket plotësisht i bindur për rikthimin e Sanchez.

Të dy kanë luajtur me njëri-tjetrin te Barcelona dhe cilësitë e kilenit nuk vihen në dyshim, por Xavi nuk i beson shumë gjendjes fizike të Sanchez, i cili edhe te Interi ka pasur dëmtime të shpeshta.

Nga ana tjetër zikaltrit do ta mirëprisnin një sulmues si De Jong, pasi me cilësi të ngjashme kanë vetëm Edin Dzekon, i cili me 35 vite mbi supe, nuk premton të përballojë një sezon të ngarkuar, ndaj duhet patjetër një alternativë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA