Ishte menduar këtë të mërkurë nga anëtaret e LGD-së si një mbledhje e zakonshme e Lidhjes Demokratike të Gruas në selinë e PD-së, por siç duket nuk ka rezultuar e tillë!
Një incident u shënua jashtë selisë blu në praninë e gazetarëve mes dy militanteve të Partisë Demokratike dhe anëtareve të LDG-së.
Edith Harxhi e cila ishte pjesë e kësaj mbledhje ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Open’, ndërsa për situatën e krijuar bën fajtor Kryedemokratin Lulzim Basha.
Ish ministrja e jashtme tha se e njihte militanten e Partisë Demokratike, e cila kishte përdorur edhe një fjalor të turpshëm kundrejt saj!
“Konfliktualiteti s’mund të lindi mes nesh por po ndodh me njerëz që janë paautorizuar të rrinë aty, nuk shoh konflikualitet nga ana jonë që kemi hyrë në seli këto ditë”, thotë më tej Harxhi.
“Unë isha bashkë me zonjat e tjera për një takim shumë të thjeshtë për të ndarë detyrat për referendumin e datës 18. Më doli një zonjë përpara që unë e njoh, e cila pati një fjalor tejet të turpshëm, që nuk nderon asnjë nga ne këtu dhe anëtarë që janë në selinë e PD. Basha po emeton konflikton në shkallët e tjera. Të shkosh paqësisht pa asnjë qëllim të keq, të provosh të hapësh derën, ose të shkosh për qefin tënd dhe të ballafaqohesh me këto është e turpshme. Konfliktualiteti s’mund të lindi mes nesh por po ndodh me njerëz që janë pautorizuar të rrinë aty, nuk shoh konflikualitet nga ana jonë që kemi hyrë në seli këto ditë”, tha Harxhi.
Alibeaj, nën kryetar i Partisë Demokratike, tha se nuk ndihej mirë që iu desh të shihte të tilla situata, ndërsa thotë se ju takon të gjithë anëtarëve të kësaj partie të parandalojnë të tilla ngjarje.
Më tej, Alibeaj tregon edhe për dy militantet e Partisë Demokratike, për të cilat thotë se janë të parat që fushatat dhe protestat e PD. Alibeaj thotë se të dyja gratë nuk kanë marrë asnjë gjë nga kjo parti, duke shtuar se i përdorin ato për fushata dhe protesta!
“Nuk ndihem mirë nga të tilla situatë dhe na takon ne pjesa elitare e PD që të mos lejojmë që të ndodhin, t’i kishim parandaluar që më 9 shtator në atë mbledhje që patëm, detyra e të gjithëve ne do ishte për ta zvogëluar lëndimin që mos të të ndodhte. Mos e shifni katër zonja, keqkuptim ose jo, por e shohim kështu: Marrëdhënia mes pjesës elitare militantëve. Të dyja zonjat i njoh, edhe Dritën edhe Violitën, të tregoj historitë e tyre. Drita ka kaq shumë kohë militante e PD, sa herë e thërrasim ne në fushata dhe protesta është e para që vjen. Edhe Violetën e ka nxjerr me pa të drejtë në 2015 Veliaj me shkelma. Militantët, ata që ne i përdorim nëpër fushata, u ledhatojmë supet, ndërkohë i krijojmë këtë lloj keqkuptimi të madh. PD është e të gjithëve, ata janë demokratë dhe e kanë shtëpinë e tyre te PD”, u shpreh Alibeaj.
Top Channel