Deputeti dhe anëtari i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi i ftuar në emisionin “Open”, në Top Channel, u shpreh se selia e PD-së është e demokratëve dhe ata nuk mund të ndalohen që të hyjnë në të.
Po ashtu ai theksoi se kur ka shkuar ditën e djeshme që të bëjë një mbledhje me të rinjtë e FRPD-së në seli pa se zyrës së tij i ishin ndërruar bravat, ishte shkallmuar dhe ishte bastizur.
Ai shtoi se i është vjedhur laptopi, hard disku dhe dy USB, brenda të cilave kishte edhe materiale të vëllait të tij, i cili është shtetas amerikan, ndërsa tha se ku i fundit do të ngrejë padi dhe do sigurishtë do lajmërojë edhe autoritetet amerikane.
Këlliçi: Baza e PD-së është e lënduar dhe demokratët kanë shtëpinë e tyre selinë e PD-së. Edhe ato dy zonja që i njoh unë personalisht janë në shtëpinë e tyre. Po unë o Enkelejd a nuk jam në shtëpinë time?
Alibeaj: Sigurisht!
Këlliçi: Më takon mua që të shkoj për një mbledhje me të rinjtë në zyrën e FRPD-së dhe të gjej bravën e zyrës të ndërruar, dyert të shkallmuara dhe zyrën time të bastisur. Besoj se je i bindur që nuk gënjej. Më është vjedhur laptopi, hard disku me të gjitha informacionet e mia personale, për të cilat pasi njoftova policinë kërkova të vijë policia shkencore nuk erdhën për 45 minuta, i jam drejtuar Komisariatit që mbulon territorin e PD-së për të bërë një kallëzim.
Në të gjitha materialet që unë kam patur ka edhe materiale pronë të familjes sime ku im vëlla që është shtetas amerikan do të depozitojë kallëzim penal edhe ai për vjedhje të dëmeve personale dhe do njoftohet edhe ambasada e SHBA, për një shtetas amerikan dhe për të gjithë institucionet përkatëse.
Mua nuk më duket normale që nëse nuk je dakord me belindin, t’i hysh në zyrë, ta shkallmosh, ta vjedhësh, ta bastisësh dhe të dalësh të nesërmen e kanë bërë vetë ata. e këtë tha Basha zot që është absurde, se paskam vjedhur unë zyrën time. Kjo është një çmenduri që unë nuk e toleroj.
Top Channel