Basha: Qeveria Rama më e korruptuara në Europë, vettingu i politikanëve i nxjerr zbuluar

15/12/2021 13:31

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha këtë të mërkurë e ka konsideruar qeverinë Rama si më të korruptuaren në Europë.

Do vazhdojmë të bëjmë detyrën tonë  me denoncimet për korrupsionin galopant të qeverisë Rama, qeveria më e korruptuar në Europë sipas gjithë raporteve ndërkombëtare”, tha kryedemokrati.

Në një konferencë me gazetarët, Basha theksoi të mërkurën se vettingu i politikanëve është vetëm një mjet për të luftuar korrupsionin dhe lidhjet me krimin. Ai tha se përmes vettingut, politikanët dalin haptas si hajdut dhe përvetësues të fondeve publike.

Kur Amerika e vendos luftën kundër korrupsionit prioritetin e saj madhor, sepse ai cenon interesin kombëtar, po ne këtu? Ku një grusht njerëzish kanë grabitur çdo gjë? Ku ministra të qeverisë  pastrojnë para dhe grabisin fonde  publike”, tha Basha.

Sipas tij, PD do vazhdojë të denoncojë me forcë aferat korruptive, të cilat i konsideroi si galopante.

Basha tha se është i vetëdijshëm që edhe në qeverinë e PD-së ka pasur korrupsion, por kjo forcë politike tani është e vendosur për të ecur përpara, me qëllimin për t’u shkëputur nga e kaluara e saj e keqe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA