Aktet e dhunës para derës së selisë së PD/ Komisioni i Rithemelimit: Do t’i denoncojmë dhe do vijojmë punën në seli

15/12/2021 18:57

Komisioni i Rithemelimit ka dënuar me forcë aktet e dhunës të shfaqura sot në hyje të selisë së Partisë Demokratike, ndaj zonjave anëtare të Komisionit për Rithemelimin e PD dhe zonjave Kryetare të degëve dhe anëtare të LDGSH.

Në një deklaratë për mediat, deputetja Albana Vokshi thotë se skenarët me vullnetarët e Lulzim Bashës do të denoncohen para ligjit dhe gjithë shqiptarëve, ndërsa ideatorët dhe ekzekutuesit do të mbajnë përgjegjësi ligjore dhe morale.

Po ashtu ajo shton se Komisioni i Rithemelimit të PD do vijojë punën e tij në ambjentet e selisë së PD.

“Komisioni i Rithemelimit  të Pd dënon me forcë aktet e dhunës verbale e fizike ndaj zonjave anëtare të Komisionit për Rithemelimin e PD dhe zonjave Kryetare të degëve dhe anëtare të LDGSH.

PD eshte shtepia e lirise se cdo demokrati.

Është e turpshme të keqpërdoren gratë nga Shoqata Basha – Bardhi, si mburojë njerezore për ruajtjen e karrikes.

Nuk ka logore e mburoje njerezore që ta shpëtojë deputetin Basha nga vullneti i 4446 delegatëve të Kuvendit Kombëtar, kuvendit më spektakolar në historinë e pluralizmit politik në këto 30 vjet.

Vullneti i 4446 anëtareve të Kuvendit Kombëtar që do të konfirmohet me referendumin e 18 dhjetorit, nuk do të mund të transformohet nga orkestra e cakorduar e Shoqatës Basha – Bardhi.

Skenaret me vullnetarët e Lulzim Bashës do të denoncohen para ligjit dhe gjithë shqiptarëve dhe ideatorët dhe ekzekutuesit do të mbajnë përgjegjësi ligjore dhe morale.

Komisioni i Rithemelimit të PD do vijojë punën e tij në ambjentet e selisë së PD, si shtëpia e të gjithë demokratëve”, thuhet në deklaratë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA