Shkarkimet e disa sekretarëve të degëve/ Komisioni i Rithemelimit: Injoroni këtu njoftime pa vlerë juridike

14/12/2021 19:53

Pas raportimeve se disa sekretarë degësh janë ‘shkarkuar’ sot nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar edhe Komisioni i Rithemelimit.

Në njoftimin për media thuhet se sekretarët duhet të injorojnë këto njoftime pa vlerë juridike.

“Kukulla e shkarkuar e Edi Ramës me 4446 vota delegatësh në Kuvendin Kombëtar të PD, ka shpërndarë sot përmes gaztorit të tij disa fletushka për “shkarkimin” e sekretarëve në disa degë të PD!

Komisioni i Rithemelimit u bën thirrje të gjithë sekretarëve të injorojnë njoftimet pa asnjë vlerë juridike të deputetit Basha dhe të vazhdojnë intensivisht punën për organizimin e referendumit në dt 18.12.2021 duke respektuar kështu vullnetin dhe misionin e Kuvendit Kombëtar si organi me i lartë vendimmarrës i Partisë Demokratike.

Kultura e perjashtimit ka marrë fund!

Vetëm të bashkuar do mund të FITOJMË!” njofton Komisioni.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA