Ministrja serbe del në krah të Kosovës: BE të liberalizojë vizat

14/12/2021 14:20

Ministrja serbe për të Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve në Serbi, Gordana Çomic ka dalë në mbështetje të Kosovës me deklaratën e saj se Bashkimi Evropian duhet t’i liberalizojë vizat për qytetarët kosovarë.

“Brukseli duhet të miratojë liberalizimin e vizave për Kosovën”, është shprehur ajo e cituar nga Tanjug, ndërsa thekson gjithashtu se Brukseli duhet të celë edhe negociatat për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”.

Të mos harrojmë se projekti i paqes ishte ideja bazë e unionit”, ka thënë ministrja.

Në muajin tetor, Parlamenti Evropian e kritikoi BE-në për mospërmbushjen e detyrimeve ndaj Ballkanit Perëndimor.

Si dëshmi më të shpeshta se BE-ja nuk po e bën atë që pritet prej saj janë përmendur pikërisht mungesa e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe nisja e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Këto procese nuk janë finalizuar akoma edhe pse Komisioni Evropian disa herë ka konfirmuar se të treja këto shtete i kanë përmbushur kriteret që janë kërkuar prej tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA