Reshjet e fundit të shiut gërryen dhjetëra hektarë tokë në fshatin Peshkëpi të bashkisë Selenicë, që laget nga lumenjtë Vjosë dhe Shushica.

Banorët e fshatit Peshkëpi kërkojnë ndërhyrje pasi sa herë që del lumi u gllabëron hektarë pa fund me toka dhe pemë frutore.

Kreu i bashkisë se Selenicës Pëllumb Binaj thotë se duhen kryer investime në argjinatura.

Prefekti i Vlorës Flamur Mamaj ka konfirmuar se ne Bashkinë Selenicë dëme ka ne disa zona si Drashovicë por edhe Mesaplik, ndërkohë që ne Novoselë janë rreth 500 hektarë të përmbytura.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA