Sergio Aguero ka probleme në zemër dhe një gjë e tillë pritet ta detyrojë të tërhiqet nga futbolli. Lojtari i Barcelonës pësoi një aritmi kardiake në takimin e 30 shtatorit kundër Alaves.

Më 2 nëntor, Barcelona raportoi se sulmuesi argjentinas u ishte nënshtruar testeve dhe se do të kontrollohej për tre muaj me radhë për të parë nëse mund të vazhdonte të ushtronte profesionin e tij.

Rreth një muaj pas deklaratës zyrtare të klubit katalanase, lajmet që vijnë nga Spanja nuk janë aspak të mira. El Periodico shkruan se 33-vjeçari është koshient që nuk mund të luajë më në nivele të larta dhe ka vendosur të varë këpucët në gozhdë.

Media iberike bën të ditur se Aguero do e bëjë publik të mërkurën vendimin e tij për t’i dhënë fund karrierës futbollistike. Disa ditë më parë, ish-shoku i skuadrës te Manchester City, Samir Nasry zbuloi për Canal + mesazhin që kishte marrë nga Aguero. “Sergio më ka dërguar një mesazh, duke më konfirmuar faktin që do të tërhiqet nga futbolli”.

Top Channel