Vështirësi nga dëbora! Reshje të dendura ka patur gjatë natës në të gjithë Kosovën
11/01 15:26
Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se takimi i sotëm në mes të Britanisë së Madhe, BE-së, SHBA-së dhe Ballkanit Perëndimor ka qenë i dobishëm.
Ai në një postim në Twitter ka shkruar se nuk ka alternativë për rajonin, përveç integrimi në BE.
“Takimi shumë i dobishëm në mes të Britanisë së Madhe, Bashkimit Evropian, SHBA-së plus Ballkani Perëndimor në Londër sot. Nuk ka alternativë tjetër për rajonin, përveç integrimi në BE. Mirë që kjo u theksua nga të gjithë pjesëmarrësit”, shkroi Lajçak.
Në takimin e sotëm ka marrë pjesë edhe shefja e diplomacisë kosovare Donika Gërvalla.
Top Channel