Kosova regjistron një viktimë dhe tetë raste të reja me COVID-19

14/12/2021 15:10

Ministria e Shëndetësisë njoftoi më 14 dhjetor se në Kosovë është regjistruar një i vdekur dhe tetë raste të reja me koronavirus.

Rastet e reja dolën pas testimit të 1,742 mostrave.

MSH-ja njoftoi se në 24 orëshin paraprak janë shëruar edhe 16 pacientë.

Ndërkaq, në Kosovë raste aktive me sëmundjen COVID-19 aktualisht janë 314.

Sa i përket vaksinimit, në 24 orët paraprake janë administruar 2.892 doza të vaksinës kundër koronavirusit.

Që prej fillimit të fushatës së vaksinimit në fund të marsit, deri më 14 dhjetor, sipas MSH-së, me dy doza të vaksinës janë imunizuar 773,633 persona, ndërkaq me një dozë 874,041 persona.

Në Kosovë të drejtë vaksinimi kanë të gjithë personat mbi 12 vjeç. Në vend përdoren dy lloje të vaksinave, ajo e AstraZenecas dhe e Pfizer/BioNTech.

Po ashtu, Kosova ka nisur edhe dhënien e dozave të treta dhe përforcuese të vaksinave kundër koronavirusit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA