Hungari/ Nuk iu përgjigj urdhrit të policisë për kontroll, makina me targa serbe përplaset më një shtëpi, katër viktima

14/12/2021 09:15

Shtatë persona humbën jetën e katër të tjerë u plagosën, pasi një makinë me targa serbe, në të cilën ndodheshin refugjatë e migrantë, u përplas në një shtëpi në Hungari.

Aksidenti ndodhi më 13 dhjetor, pasi shoferi refuzoi të ndalet për kontrolle rutinore, njoftoi policia.

Drejtuesi i mjetit dalloi që policia është po ushtronte kontrolle në fshatin Morahalom afër kufirit me Serbinë dhe tentoi të shmangë patrullën, raporton agjencia Reuters.

Vetura në të cilën ndodheshin 10 persona, u nis në drejtim të qytetit Segedin dhe si pasojë e shpejtësisë së madhe, goditi shtëpinë dhe u rrotullua.

Policia njoftoi se shoferi, i cili po ashtu u lëndua në aksident, u arrestua dhe ndaj tij do të fillojnë procedurat penale.

Ai pritet të akuzohet për tregti me qenie njerëzore dhe shkaktim të aksidentit me fatalitet.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA