Atmosfera e festave të fundvitit në pritje të 2022 krahasuar me këtë periudhë të festave në fillim të pandemisë së covid 19. Kanë nisur prenotimet e para për të festuar dhe interesi është në rritje.
“Është diçka më ndryshe. Situata duket më e gjallëruar më optimiste dhe kemi shpresë se do të shkojë shumë mirë këtë vit”.
Rafaela Rici: Pandemia ka ndikuar jo pak sidomos kur bëhet fjalë për festa. Gjithsesi njerëzit duan të festojnë ambientet e tyre, për të ndezë një dritë apo për të sjellë ca ngjyra në jetët e tyre. Këtë vit krahasimisht me vjet interesi dhe kërkesa është pa diskutim në rritje. Jemi me shpresën që vitin tjetër të mos ketë më pandemi. Ta lëmë mbrapa me 2021!
Teksa diskutimet janë të shumta “se ku do e kalojnë këtë fundvit”, Vajzat kanë nisur përgatitjet e festave në sallonet e bukurisë.
Silva Rusi: tani në këtë pikë që jemi është momenti I lyerjes së flokëve që e lejon koha. Më pas nga 24 deri në 31 është fluksi që nuk përballohet dot se bëhen gati edhe për festat e punës.
Ndërkaq dëshira e sipërmarrësve është të hiqet orari kufizues në lokale me shpresën që me ardhjen e vitit të ri të mund ti kthehen normalitetit.
Top Channel