Ekskluzive/ Momenti i vrasjes së 29-vjeçarit në market, si nisi sherri mes të rinjve në Tiranë/ Autori polic në Dibër (VIDEO)

14/12/2021 11:25
Viktima Jurgen Duka majtas dhe autori djathtas

Top Channel ka siguruar pamjet e vrasjes së 29-vjeçarit pak minuta pas mesnate në rrugën ”Irfan Tomini” në Tiranë.

Nga pamjet e siguruara nga gazetarja e Anila Hoxha, sherri ka nisur mes të rinjve në brendësi të ambienteve të marketit, ndërsa ata po kalonin produktet në kasë.

Jurgen Duka (Meziri), është konfliktuar me policin A.S. i cili ishte jashtë shërbimit,  ku ky i fundit e ka qëlluar me armë zjarri.

Sipas informacioneve, sherri ka nisur për arsye banale për radhën në market. Viktima dhe autori ishin futur në market si klientë dhe debati ka nisur se kush do paguante i pari.

Nuk dihet ende nëse viktima dhe autori njiheshin më parë, apo aty ishte  hera e parë që takoheshin dhe hera e fundit pas ngjarjes tragjike.

Nga pamjet kuptohet se fillimisht autori është konfliktuar me personin me të bardha, ndërsa viktima është futur për t’i ndarë, ndërsa më pas Duka ka qëlluar në grusht autorin dhe aty janë futur në sherr të gjithë personat, veç shitësit.

Viktima Jurgen Duka majtas dhe autori i paidentifikuar djathtas

Autori vërehet se mbante gjithë kohës dorën në çantën që mbante në brez, ku dyshohet se fshihte edhe armën.

Në momentet e fundit të debatit, autori ka qëlluar Dukën, i cili përfundoi i shtrirë, ndërsa gjithë të tjerët u larguan jashtë marketit.

Viktima rreth 29 vjeç nuk ka mundur t’i shpëtojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në Spitalin Universitar të Traumës.

Autori i vrasjes së  Dukës është identifikuar nga policia. Ai është një punonjës policie në Dibër, por banues në Sauk. Nga hetimet rezulton se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit dhe autori i dyshuar nuk ka qenë në shërbim gjatë ngjarjes.

Gjithashtu, grupi hetimor gjatë kontrollit të rrobave të viktimës ka gjetur 2.8 gramë kokainë, ndërsa në vendin e ngjarjes janë sekuestruar një gëzhojë pistoletë.

Mësohet se Jurgen Duka është person me precedent të mëparshëm kriminal. Në 2020-ën ai ra në pranga së bashku me Elison Hysenbelli në kuadër të operacionit anti-drogë mes Italisë dhe Shqipërisë që u zhvillua në Marche, Emilia Romagna, Lombardi dhe Liguri dhe do të ekstradohej drejt vendit fqinj për t’u gjykuar.

Mbetet e paqartë se si viktima u lirua nga qelia, ndërkohë vijon puna nga autoritetet për të identifikuar dhe arrestuar autorin e vrasjes.

Operacioni “Riviera” u zhvillua nga Prokuroria Rajonale Antimafia në Bolonja, në bashkëpunim me Grupin e Operacioneve Speciale (ROS) të Karabinierisë në Bolonja.

FOTO GALERI
2/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA