Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Maminas-Manzë në fashtin Rubjekë. Policia njofton se një makinë ka goditur një karrocë që tërhiqej me kafshë dhe për pasojë është lënduar drejtuesi i karrocës.

Ai është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 14.12.2021., rreth orës 17:25, në aksin rrugor Maminas-Manzë në fashtin Rubjekë, një automjet me drejtues shtetasin I. S., ka goditur karrocën  që tërhiqej me kafshë dhe për pasojë është lënduar shtetasi A. D., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëvë, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Grupit hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel