Biden, letër senatit për Kosovën: 561 trupa amerikane që të mbrojnë shqiptarët

14/12/2021 13:17

Presidenti amerikan Joe Biden, në një letër drejtuar kryetares së Dhomës së Përfaqësueve, Nancy Pelosi, foli edhe për aktivitetin e trupave amerikane në Republikën e Kosovës, duke treguar se ky aktivitet shërben në parandalimin e ripërtrirjes së armiqësive në Kosovë.

Biden i ka thënë Pelosit për ta mbajtur të informuar rreth dislokimeve të Forcave të Armatosura të SHBA-së nëpër botë.

“Unë po jap këtë raport të konsoliduar plotësues, të përgatitur nga administrata ime dhe në përputhje me Rezolutën e Fuqive të Luftës, si pjesë e përpjekjeve të mia për të mbajtur Kongresin të informuar rreth dislokimeve të Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara të pajisura për luftim”, shkruhet në letër.

Biden përmend edhe faktin se rreth 561 trupa amerikane janë të angazhuara Kosovë për të penguar përtërirjen e armiqësive.

“Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të kontribuojnë në Forcën e Kosovës (KFOR), të udhëhequr nga NATO në bashkëpunim me autoritetet lokale, partnerët dypalësh dhe institucionet ndërkombëtare, për të penguar përtrirjen e armiqësive në Kosovë.

Afro 561 pjesëtarë ushtarakë të Shteteve të Bashkuara janë në mesin e rreth 4,000 pjesëtarve të KFOR-it”, theksohet me tej.

Unë kam drejtuar pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara në të gjitha operacionet e përshkruara më sipër në përputhje me autoritetin tim kushtetues dhe statutor si Komandant i Përgjithshëm dhe si Shef Ekzekutiv), si dhe autoritetin tim kushtetues dhe ligjor për të kryer marrëdhëniet e jashtme të Shteteve të Bashkuara. Zyrtarët e administratës sime dhe unë komunikojmë rregullisht me udhëheqjen e kongresit, komitetet përkatëse të kongresit dhe anëtarë të tjerë të Kongresit në lidhje me këto vendosje, dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”, përfundon letra.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA