Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në krye të një delegacioni të Kuvendit të Shqipërisë po zhvillon një vizitë zyrtare në Kosovë.
Balla turin e takimeve e ka nisur me një takim vëllazëror me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla shkruan:
“Në Kuvendin e Kosovës zhvilluam një takim vëllazëror me Kryetarin, Glauk Konjufca”, shkruan Balla.
Axhenda e takimeve të Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në Kosovë:
Ora 9:00 – 9:50 Takim me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca;
Ora 10:00 – 10.50Takim me Kryetarin e PDK –së, z. Memli Krasniqi
Ora 11:00-11:50 Takim me kryetarin e AAK-së, z. Ramush Haradinaj
Ora 12:00-Takim me Kryeministrin e Kosovës, z. Albin Kurti
Ora 13:00-14:00 Takim me kryetarin e LDK-së, z. Lumir Abdixhiku
Ora 17:00-17:30 Takim me Kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.
Top Channel