“Sulme asgjësuese në selitë e PS”/ Balla i përgjigjet Berishës: Thirrja për dhunë është vepër penale, Tropoja edhe sot i vuan porositë e tua 21/02 15:22
Kryedemokrati Basha ka njoftuar zhvillimin e Kuvendit Kombëtar të kësaj partie më 18 dhjetor, i cili do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve.
Lulzim Basha ka vendosur në profilin e tij në Facebook, një foto ku njofton organizimin e Kuvendit Kombëtar në Pallatin e Kongreseve, ndërsa ka bërë publike dhe sloganin me të cilin do të zhvillohet Kuvendi Kombëtar: “Zgjedhim të ardhmen”.
Ky organizim vjen një javë pas zhvillimit të Kuvendit Kombëtar të 11 dhjetorit të thirrur nga Sali Berisha, ku edhe u votua për shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetar i Partisë Demokratike.
Top Channel