Vjeshta kthehet në art në Kelmend, piktorët sjellin në telajo magjinë e Vermoshit, Lepushës dhe xhubletën e UNESCO-s 07/11 18:12
Shfaqja “Vagon” e regjisorit Naser Shatrolli ka në qendër dinjitetin e kultit të individit në marrëdhëniet familjare.
Ajo është në provat e fundit para premierës në Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.
Në kuptimin filozofik “Vagon” shënjon kujtesën para se gjithash, duke na paraqitur Ballkanin e kohës së ish Jugosllavisë por edhe ish diktatorin Hoxha.
Drama rrugëton nëpër binarët e lidhjes së popujve të rajonit ballkanik. Shfaqja është format bashkëkohor, ndërsa, në domenin ideor, ngacmon drejtpërdrejtë nervat e njeriut të vetmuar në rrethana tranzicioni.
Drama ka dy personazhe që kërkojnë pronësinë e një vagoni, Neritan Liçajn dhe Altea Alushin.
Top Channel