“U përpoq të fshihet brenda PD, ne ishim të qetë”/ Basha: Berisha është gati të shkatërrojë gjithçka për interesin personal

13/12/2021 17:03

Kryetari i Partisë Demokratike më një gjuhë të ashpër e ka cilësuar futjen e Sali Berishës në selinë e PD-së, si një masakër të shëmtuar.

Kryedemorkati tha në fjalën e tij se Ish kryeministri Sali Berisha ka frikë nga Kuvendi i Partisë Demokratike që do të mbahet më 18 dhjetor, ndërsa shton se ky i fundit po përpiqet të fshihet pas PD për ‘t’i shpëtuar’ shpalljes ‘non grada’ nga DASH.

Basha thotë se Berisha është gati që për interesat e tij personalë të shkatërrojë gjithçka, madje edhe ‘fëmijën’ e tij politik Partinë Demokratike.

“Pa ta nuk do të arrinim dot marrëveshjen e Ohrit. Pa SHBA, ky komb do të kishte një fat ndryshe. Mund ti fajësojmë për gabimet tona, por shqiptarët nuk e meritojnë Edi Ramën. Ky realitet i përkohshëm do ndryshojë vetëm nëse do ndryshojmë përmes vlerave. Ata që pamë sot janë llumi i shoqërisë dhe PD. Kanë pastruar nderin e atyre që bashkëndajnë vlerat më të mira me gjithë shqiptarët e tjerë. Këto janë ditët e përçarjes nga Sali Berisha, që hedh gënjeshtër pas gënjeshtër, për orë të tëra. Ndonëse nuk ka lidhje me shtëpinë tonë, me PD, ajo që mbuluat për orë të tëra nga shkallët e partisë. Sot pamë një njeri të frikësuar nga Kuvendi i 18 dhjetorit. Të gjithë demokratët po presin këtë datë, të japin një përgjigje të qartë të shkuarës, ti japë një mesazh shoqërisë dhe kombit për të nesërmen. Ne e dimë rrugën me të cilën do të drejtojmë këtë vend, këtë popull, për të çarë pengesat drejt të nesërmes. Me lirinë e plotë të shprehjes së mendimit, siç dhamë edhe shembujt e djeshëm me mbledhjen e Këshillit Kombëtar.

Por kemi një person të frikësuar, në përpjekjen e tij për t’ju fshehur non gratës ai po përpiqet të fshihet pas PD, ose siç bëri sot, brenda PD. Ne qëndruam të fshehtë sepse ne ishim në punën tonë për rininë dhe për lidhjen demokratike të gruas, me një numër përfaqësues të PD. Qëndruam të qetë dhe vendosëm të mos biem në këtë provokim të trashë, për ne përpara çdo personi që përpiqet ta shkatërrojë atë sepse nuk arrin do ta përdorë për hallin që ka, shpalljen non grata. Kjo që ka para çdo shqiptar sot është pamja e një humbësi, i cili shfaqet si një fitimtar. Gjithçka ka bërë sot është se humbja e tij është pa kthim. Demokratët e dinë e mirë, është gati të shkatërrojë gjithçka, edhe fëmijën e vet politik, PD, për interesin e tij personal.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA