Karim Adeyemi konsiderohet një nga zbulimet e futbollit europian. Në fakt, sulmuesi i ri i Salzburgut u vlerësua këtë të hënë, në Torino, nga “Tuttosport”, me çmimin “Golden Boy Web Award”.
19-vjeçari është në axhendën e të gjitha skuadrave të mëdha të Europës. Borussia e Dortmundit e sheh si pasuesin e Erling Haalandit. Megjithatë, Barcelona po e ndjek me shumë vëmendje dhe vetë futbollisti e pranin se i pëlqen shumë klubi katalan.
“Barça është një nga klubet më të mira në botë dhe jam krenar që më kërkon. Nëse mund ta shoh veten te Barça në të ardhmen? Sigurisht që po. Është klub i madh dhe, nëse në një moment dua të ndryshoj skuadër, mund të shkoj te Barça.”
Disa burime thonë se Barcelona se ka nisur kontaktet me Salzburgun muaj më parë për nënshkrimin e tij. Madje thuhet se ka ofruar 40 milionë euro. Megjithatë, burime të tjera e mohojnë një fakt të tillë.
Top Channel