Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një prononcim për mediat është shprehur se nuk do t’ia falë kurrë ish-kryeministrit Sali Berisgha tollovinë që ka bërë gjatë këtyre muajve, e cila sipas tij i shërben vetëm Ramës.
Basha thekson se Berisha është një tub oksigjeni i Ramës, ndërsa thekson se kurrë një person i shpallur ‘non grata’ dhe që nuk është i mirëpritur nga parteri ynë SHBA të mundë regjimin e Ramës.
“Regjimi do të mposhtet jo me një non grata që mendon të bëjë të gjithë partinë non grata. Mbështetja e SHBA është shprehur qartë edhe nga shkallët e kësaj partie dhe me të cilën demokratët do arrijnë ta çajnë perden e dëshpërimit.
Sot në vend që të merremi me hallet e të përmbyturve, me mbi 50% të shqiptarëve që nuk arrijnë dot të shtrojnë më shumë se një vakt familjes së tyre në ditë, merremi me tollovinë e Sali Berishës dhe këtë ja premtoj se nuk ia fal kurrë në nivel personal, si demokrat. Berisha është bërë një barrë për demokratët dhe PD. Berisha është një tub oksidgjeni i Ramës dhe një pengesë serioze për luftën tonë opozitare”, tha Basha.
Top Channel