Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është pyetur edhe për ndërrimin e bravave në selinë e PD-së. Por kjo pyetje ka irrituar kryedemokratin, i cili teksa sulmoi një televizion shqiptar, u përgjigj se me bravat nuk merret ai se s’di t’i rregullojë.
“Nuk merret kryeari me bravat. Ndoshta te syri merrët Berisha me bravat. Unë s’di të rregulloj asnjë bravë nuk jam unë njeriu i bravave në PD”, tha Basha.
Ndërsa sa i përket autoblindave që u vendosën në 11 dhjetor pranë selisë së PD-së, Basha tha se “duke parashikuar që trekëndëshi do ndërtonte një sekanr të tillë i është bërë e qartë autoriteteve. PD nuk kërkon dhe pranon që asnjë polic i vetëm dhe jo më instrumente të veçanta që i kanë përdorur kundër meje të vendosur kundër demokratëve”.
Top Channel