14/11 20:14
Kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi, ka deklaruar se ka parë njerëz të armatosur në seli, teksa ka denoncuar live në Polici vjedhjen e zyrës së tij, siç e ka cilësuar, duke thënë se i janë marrë dokumente me vlerë.
Ai tha se në momentin që u drejtua për të shkuar në zyrë konstatoi se brava ishte ndërruar dhe se materiale dhe sende që kishte brenda ishin vjedhur. Për gjithçka ai bëri përgjegjës Lulzim Bashën.
“Dua të bëj një kallëzim dhe pres policinë shkencore dhe kush mund të vij nga policia, mos u vononi, sepse më është vjedhur zyra në ambientet e selisë së PD. Dua të bëhet ekspertiza e gishtërinjve e të gjitha”, tha ai.
Top Channel