Ish-lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha dy ditë pas Kuvendit të 11 dhjetorit mbërriti sot në selinë blu për të zhvilluar një mbledhje bashkë me 29 anëtarët e Komisionit të Rithemelimit.
Ai tha se anëtarët e Komisionit të Përkohshëm të PD-së, të zgjedhur në Kuvendin e 11 dhjetorit do zhvillonin këtë mbledhje në shtëpinë e demokratëve, me qëllim diskutimin e problemeve të rëndësishme të të ardhmes. Ndërsa, aktualisht në katin e dytë të ndërtesës së PD-së u zhvillua një tjetër mbledhje paralele ku ishte i pranishëm zoti Basha.
Aldo Bumçi, i cili mbështet Kuvedin e 11 dhjetorit dhe shkarkimin e Bashës, tha sot në Open se ditën e nesërme nuk do të ketë një mbledhje por Komisioni i Rithemelimit nga nesër do të fillojë punën për orgazimin e referendumit të datës 18.
Vasili: Do shkoni sërish nesër në seli si Komision i Rithemelimit?
Bumçi: Jo, nesër do jemi në gjithë Shqipërinë për të organizuar punën për referendumin e datës 18, kjo është një punë e madhe. Do hapim zyrat, listat e votimit, kontaktet me strukturat që demokratet të informohen ku do të votojnë. Që nga dita e parë kërkuam mbledhjen e institucioneve, morëm gjë hunj ne këto tre muaj? I bllokuam derën Bashës për të hyrë në PD? Jo! Ne i thonim mblidh institucionet, jo thoshte nuk ka Kuvend. Ne e kërkonim sepse ti nuk mundesh të marrësh vendim i vetëm, ai thoshte jo s’ka. Nëse sot ishim 30 vetë, nëse zotit Basha që është mësuar me një PD i duken 40 veta pushtues! PD në ditët më të vështira ka qenë parti e gjallë, por me zotin Basha PD ka vdekur. I duken pushtues 50 veta!
Top Channel