Gjatë konferencës për media, Kryedemokrati Basha ka deklaruar se bashkëshorti i Blerina Gjylamentit ka sjellë në stadiumin “Air Albania” skenën e përdorur nga Sali Berisha në Kuvendin e të shtunës.
Basha tha se kjo është provë e bashkëpunimit të Ramës dhe Berishës teksa kujtoi një paralajmërim të Gjylametit për Enkelejd Alibejan.
“Blerina Gjylamenti dy javë më përpara i thotë Enkelejd Alibeajt deri më 11 do jesh ti kryetar i Komisionit hetimor. Bashkëshorti, është aksioner menaxher, apo ka qenë në një kamponi e cila në bashkëpunim me një tjetër kompani kanë sjellë nga Italia një skelë, atë që patë tek Stadiumi Air Albania që kushton një zot kushedi sa lekë. Pse për çfarë, me këto lekë s’mund të paguhej diçka tjetër? Këto lekë ju merren shqiptarëve! Ja ku është trekëndëshi. Gjylamenti i thotë Alibeajt që s’do jesh më ti kryetari më 11, burri i vet sjell skenografinë tek Arena Hajnisë për Sali Berishën”, u shpreh Basha.
Top Channel