Tare e ka gati planin, një mbrojtës dhe dy lojtarë yje, çfarë do të bëjë Milani në janar përveç Fullkrug?
Koronavirusi është rikthyer sërish në Premier League dhe këtë javë është vendosur një rekord i ri të infektuarish. Burimet zyrtare konfirmojnë për 42 futbollistë dhe pjesëtarë stafi që kanë rezultuar pozitiv në tamponët e 7-ditëshit të fundit, më shumë se çdo rast tjetër, duke tejkaluar edhe janarin e këtij viti me 40 të prekur.
Situata e rënduar është në kampin e Tottenhamit, që nuk luajti ndeshjen e fundit të Conference League dhe as në fundjavë në kampionat, ndërsa edhe Leicester e Manchester United kanë raportuar për disa të prekur në ditët e fundit.
Sfida e nesërme mes Brentford dhe Manchester United është ende në dyshim dhe vetëm paradite do të ketë një vendim, ndërsa klubet e premier League janë rikthyer të aplikojnë masat e emergjencës, si distancimi social, përdorimi i maskës e të tjerë elementë të ruajtjes nga infektimi.
Top Channel