Kryetari i Partisë Demokatike Lulzim Basha tha se banditë kanë marrë në telefon anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD-së që mos të marrin pjesë në mbledhje.
Basha deklaron se ka qenë Agron Kuliçaj, ish-truproja e Sali Berishës, ish-zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, i cili ka marrë në telefon demokratët dhe u ka bërë presion, për të mos marrë pjesë në Këshillin Kombëtar.
“Jam kulturë tjetër, edhe në çështjen më të padrejtë që janë ngritur për mua, jam përballur pa asnjë sprapsje. Nuk do I japim kartë anëtarësie as Aqif Rakipit, as Tom Doshit dhe asnjë tjetri nga partitë e tjera. Ku e ka frikën ky që të mos mblidhet Kuvendi Kombëtar. Nëse ky mendon se ka shumicën, pse nuk na lë të dalim zbuluar. Pse marrin në telefon, ish badigardët e tij.
Ku e gjejnë guximin këto, Agron Kuliçi të marrë në telefon demokratët që të bëjë presion mos merrni pjesë në Këshilli Kombëtar.
Nëse na ka bërë një nder Sali Berisha është që i ka marrë me vete këta. Çfarë frike kishte dje që u çonte SMS anëtarëve të Këshillit Kombëtar dhe të mos vinin në mbledhjen tonë. Çfarë frike ka nga delegatët e 18 dhjetorit. Ai e di që është pakicë absolute, është I vetëm”, u shpreh Basha.
Top Channel