Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Fitim Zekthi i ftuar në emisionin “Open” në Top Channel u shpreh se futja e ish-kryeministrit Sali Berisha bashkë me demokratët në selinë e PD-së ishte një akt dhune.

Sa i përket akuzave të Berishës se në seli kishte njerëz të armatosur, Zekthi tha se nuk e pronaon dot këtë lloj gjuhe nga ish-kryeministri, sepse kjo nuk është e vërtetë dhe as ai vetë nuk e ka parë.

“Akuzat se kishte armë është një gjuhë që duhet të marrë fund. Edhe nëse do kishte armë aty Berisha nuk i pa se kishte armë. Kjo lloj gjuhe është e llahtarshme. Unë e kam dashur shumë zotin Berisha, por nuk e pranoj dot. Demokratët sot kanë hyrë me turma në godinë dhe unë nuk di ndonjë rast që demokratët të hyjnë me turma në godinë.

Nëse selia është e uzurpuar nga Basha në mënyrë të paligjshme, atë e çliron Policia e Shtetit dhe Gjykatat e Shqipërisë dhe jo të tjerët me skena me dhunë. Kjo është dhunë e pastër.

Mendoj se kjo është problematike sepse e fut Partinë Demokratike në një qorrsokak, rrëzon çdo lloj njohje institucionale që kemi pasur deri tani. Nëse këta e kanë popullin demokrat me vete këta nuk veprojnë në këtë mënyrë”, tha Zekthi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA