PD akuzoi policinë se hodhi gaz lotsjellës brenda selisë blu, Berisha paralajmëron: Do ketë sulme asgjësuese në selitë e PS në gjithë vendin
21/02 12:28
Situatë kaotike është krijuar brenda Partisë Demokratike, pas Kuvendit të 11 dhjetorit, të thirrur nga Sali Berisha.
Demokrati dhe mbështetësi i Kuvendit të Berishës, Bislim Ahmetaj ka thënë për mediat se dyert e selisë blu janë mbyllur nga mbështetësit e kreut aktual, Lulzim Basha dhe ata nuk kanë mundur dot të shkojnë.
“Sapo Basha u ngjit lart na mbyllën derën. Nuk do të ndodhë asnjë konflikt, ai është i shkarkuar. Kuvendi mbaroi, ishte i rreth 5 mijë delegatëve, ata morën vendimet e tyre që ju i njihni. Zyrës nuk i është ndërruar brava, u detyruam të dalim duke shpërthyer njërën derë se e kishin mbyllur”, tha ai.
Top Channel