Antonio Conte rikthehet të flasë për Interin, skuadër të cilën e drejtoi për dy sezone dhe fitoi edhe titullin kampion, teksa deklaron se zikaltrit janë dhe do të vijojnë të shfaqen konkurrues për shumë sezone në vijim.

Tekniku që aktualisht drejton Tottenhamin, zbulon se në Milano shkoi për të rikthyer zikaltrit te titulli kampion, teksa nuk ngurron të ndajë suksesin me drejtuesit e klubit, futbollistët dhe stafin.

“Te Interi më kërkuan që të ndërtoj një skuadër fituese dhe të sjell titullin kampion në Milano. Ia dolëm ta bëjmë këtë falë punës shumë të mirë jo vetëm time, por edhe të drejtuesve, futbollistëve e stafit teknik.

Zikaltrit janë një skuadër e strukturuar tashmë dhe do të vijojnë të jenë konkurrues për shumë vite me radhë në të ardhmen”, u shpreh Conte.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA