Bruno: Do shkojmë në shtëpi? Efi: Më pëlqen ti, por nuk je i vetmi/ Një ofertë për të fjetur bashkë Efi me Brunon?

13/12/2021 19:02

Një takim mes Efit dhe Brunos është transmetuar gjatë emisionit të dashurisë ‘Përputhen’ ditën e sotme!

Ndërsa që në hyrje të klipit, duket se një ‘ofertë’ vjen për Efin nga ana e Brunos, i cili e fton që të shkojnë në shtëpi, temë për të cilën u diskutua edhe në studio.

Bruno tha se e ndjen shumë afër Efin dhe ka një pëlqim të madh për të, ndërsa të njëjtën gjë thotë edhe kjo e fundit, e cila u bë ‘xheloze’ pas një fjale të thënë nga Bruno.

Pasi Efi i deklaroi se ka një pëlqim të madh ndaj tij, ajo shtoi se ai nuk është i vetmi, ndërsa pas kësaj deklarate Bruno i thotë: “Edhe unë kam dikë tjetër në mendje kur jam me ty”.

Mesa duket kjo gjë e acaroi së tepërmi konkurrenten!

Pjesë nga biseda:

Bruno: Nga do vemë do shkojmë në shtëpi?

Efi: Ske qef ti të më marrësh në shtëpi. Pëlqimi është ndjenjë, çfarë të bën ty të shkosh në marrëdhënie seksuale me një femër?

Bruno: Më ngrihet humori…

Efi: Jemi shumë larg atij drejtimi, por gjithsesi më bëhet qefi që mendon kështu.

Efi: Më pëlqen ti në tërësi, edhe fiziku jot, është gjëja e parë, ndërsa pëlqimi im i parë ishe ti, por nuk je i vetmi.

Bruno: : Edhe unë kam dikë tjetër në mendje kur jam me ty.

Efi: Po më acaron…thuaje po pati pëlqim ta dimë. Jemi në një pikë të njëjtë, apo erdhi goca e re edhe ke tjetër pëlqim!

FOTO GALERI
2/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA