Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur i bindur se me veprimet e tij ish-kryeministri, Sali Berisha është një minues i demokracisë, duke mbështetur kështu edhe deklarimet e partnerit tonë strategjik SHBA.
“Për mua vendimi i SHBA është i qartë. Për mua i paqartë ka qenë fakti se nuk kam zbatuar të njëjtin standard që kam zbatuar për Tom Doshin dhe Vangjush Dakon. Unë nuk mund të bëhem juri për ata që kanë zgjedhur të jenë juri e demokracisë në Shqipëri. Pas akteve të sotme është minues i demokracisë. Ka tre muaj që Berisha është minues i demokracisë se përpiqet t’i mbivendoset aksionit opozitar kundër Ramës.
Telenovela Beriasha ka tre muaj që ka zëvendësuar telenovelat turke, me zero produkt. Ky vetëm i streson njerëzit, kujt i shërben kjo telenovelë. Kur shkel statutin, ligjin për partitë, vetëm që ta marrësh partinë peng për interesat e tua dhe i vetëdijshëm që SHBA ta tha se me ty kjo parti merr fund, tregon se ty nuk të intereson demokracia se nuk të interesion opozita”, tha Basha.
I pyetur nëse në PD ka persona të armatosur, një deklaratë kjo e ish-kryeministrit Sali Berisha, Basha iu përgjigj me ironi: “Jorida Tabaku dhe Ina Zhupa ishin të armatosur me kallashnikov, ndërsa Endri Hasa u kap në flagrancë në praninë e një mortaje të një kalibiri të rëndë. Flutura Açka kishte marrë me vete vetëm një pistoletë me silenciator”, tha Basha.
Top Channel