PD akuzoi policinë se hodhi gaz lotsjellës brenda selisë blu, Berisha paralajmëron: Do ketë sulme asgjësuese në selitë e PS në gjithë vendin
21/02 12:28
Sali Berisha vendosmërinë për të marrë drejtimin e PD e tregoi rreth orës 13:45 të kësaj të hëne, duke marshuar e u futur në selinë blu bashkë me grupin që ka marrë përsipër rithemelimin e PD.
Ishte një tregim force ndaj përpjekjeve të Lulzim Bashës për të vijuar drejtimin e PD.
Veprimi I parë I Berishës ishte përshëndetja me recepsionistin e Selisë për të ngjitur më pas shkallët drejt sallës së mbledhjeve ku nuk gjeti karrige.
Në kushtet kur selia e PD u pushtua nga mbështetësit e Sali Berishës, Lulzim Basha një zyrë ngjitur vijoi mbledhjen me grupin e punës për zgjedhjet në FRPD.
Se çfarë u vendos nga mbledhja e grupit të të 29-ve për rithemelimin e PD i tregoi përballë medias Sali Berisha.
Top Channel