Berisha e akuzoi se u ka marrë kartat anëtarëve, habitet Basha: Kam harruar se ku kam kartën, votova me pasaport!

13/12/2021 17:28

Kryedemokrati, Lulzim Basha iu përgjigj akuzave të Sali Berishës, i cili tha se ka vjedhur kartat e anëtarësisë. Këtë akuzë, Basha e konsideroi si qesharake, ndërsa u shpreh se Berisha është bërë shumë banal dhe qesharak.

Lulzim Basha tha nga selia blu se kryetari i PD-së, nuk merret me kartat e anëtarëve. Duke ju përgjigjur akuzave të Sali Berishës, Basha u shpreh se çdo anëtar identifikohet edhe me kartë identiteti.

Pyetje: Si i përgjigjeni akuzat?

Lulzim Basha: Do i isha përgjigjur duke qeshur po të mos isha në një gjendje, që nuk është për të qeshur. Nuk e kam dëgjuar e çfarë akuza ka bërë. Unë iu kam marrë kartat anëtarëve??

Shiko, e para kryetari i partisë nuk merret me kartat, duhet të kujtoj ku e kam kartën time. E kuptoni sa banal që është. Çdo anëtar identifikohet me kartën e identifikimit. Unë kam votuar me pasaportë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA