Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike ka reaguar pas deklaratave të kryedemokratit Lulzim Basha, i cili tha gjatë një konference për media ditën e sotme se bashkëshorti i Blerina Gjylametit ka sjellë në stadiumin “Air Albania” skenën e përdorur nga Sali Berisha në Kuvendin e të shtunës.
Komisioni i Rithemelimit hedhin poshtë këto deklarata dhe thonë se janë shpifje nga ana e kryedemokratit, duke shtuar se në ditët në vijim do të bëhen transparente për mediat kostot e organizimit të mbajtur më 11 dhjetor në ‘Air Albania’.
Deklarata e plotë e Komisionit të Rithemelimit:
Deputeti Basha ripërtypi sot publikisht shpifjet e mediave të Edi Rames për organizimin dhe kostot e Kuvendit te Partisë Demokratike.
Kostot modeste të këtij organizimi do të bëhen transparente për mediat ditët në vijim.
Po ashtu kukulla e Ramës shpifi publikisht se për këtë event është kontraktuar bashkëshorti i një deputeteje të Partisë Socialiste.
Hedhim poshtë me neveri këtë shpifje dhe sqarojmë opinionin se kjo është totalisht e pavërtetë!
E mirëkuptojmë zemërimin e z.Basha përse nuk e organizuam Kuvendin me kompaninë e të afërmve të tij por rrjepja që ata i kanë bërë financave të PD këto 8 vjet e ka bërë këtë kompani të papërballueshme për mundësitë tona
Top Channel