14/11 20:14
U mblodh sot Grupi Parlamemtar i Partisë Socialiste.
Kreu i grupit Taulant Balla deklaroi se Grupi Parlamentar Socialist do të rrëzojë Dekretin e Presidentit për kthimin e Buxhetit të Shtetit 2022, duke i hapur rrugë hyrjes në fuqi buxhetit më të madh në historinë e Shqipërisë.
Sipas Ballës, Buxheti i Shtetit 2022 mundëson vazhdimin e financimit të reformave, sigurimin dhe përmirësimin e shërbimeve publike, forcimin e drejtësisë sociale dhe zgjerimin e paketës sociale për të gjithë shtresat në nevojë, si dhe sigurimin e investimeve të domosdoshme për zhvillimin e mëtejshëm të sektorëve strategjikë dhe ekonomisë së vendit.
Top Channel