Aldo Bumçi në ‘Open’: PD nuk është vetëm e Berishës, por e njerëzve që Basha i ka trajtuar si të pavlerë!

13/12/2021 21:18

Sali Berisha dhe anëtarët e komisionit të Rithemelimit të PD u shfaqën sot në ambientet e selisë blu, ndërsa thanë se qëllimi ishte zhvillimi i mbledhjes së parë të këtij komisioni.

Ndërkohë që Berisha po zhvillonte mbledhjen në njërën sallë, vetëm pak metra më larg Basha po zhvillonte mbledhje me anëtarë të partisë. Nuk munguan as incidentet, ndërsa Belind Këllici denoncoi se disa persona i kishin vjedhur sende nga zyra e tij.

Aldo Bumçi, i cili ka votuar për shkarkimin e kryedemokratit Lulzim Basha, si dhe mori pjesë në mbledhjen e sotme të Komisionit të Rithemelimit, u shpreh se ata kanë zbatuar sot vendimin e marrë në Kuvendin e 11 dhjetorit.
Bumçi thotë se Partia Demokratike nuk është e ish kryeministri Berisha, por e personave që Basha i ka trajtuar si njerëz të pavlerë!

Bumçi: Sot në PD ne zbatuam vendimin e marrë nga kuvendi i 11 dhjetorit. Nuk bëhet fjalë për 20 e ca persona që shkuan në zyrë, por për të zbatuar vendimin e delegatëve që votuan pro shkarkimit të Bashës. Aktin e sotëm e quaj këtë, ky është stadiumi Air Albani ku u mblodh kuvendi i 11 dhjetorit. Unë i njoh kolegët e Bashës dhe do kem një thirrje për ta. Një ngjarje e pabesueshme, në një mot të pabesueshëm. PD është e këtyre (tregon foton nga Air Albania stadium). Partitë krijohen nga njerëzit dhe shuhen se nuk kanë më njerëz dhe njerëzit u zgjuan se besuan dhe kanë shpresë. PD nuk është vetëm e Berishës por atyre njerëzve që Basha i ka trajtuar si njerëz të vegjël dhe të pavlerë. Këto njerëz kanë krijuar këtë energji që kulmoi këtu. Në festën e PD 200 persona me kameramanë dhe punonjës të ambienteve. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA