Po transportonin 11 emigrantë të paligjshëm, arrestohen 2 të rinjtë në Pogradec

12/12/2021 12:43
Foto Ilustruese

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë dhe Policinë Kufitare, në vijim të operacionit policor të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve K. P., 22 vjeç, banues në Maliq dhe M. I., 24 vjeç, banues në Korçë.

Shërbimet e policisë kanë konstatuar në qytetin e Pogradecit, dy shtetasit e mësipërm, me mjetet e tyre tip “Jeep” dhe “Benz”, duke iu dhënë ndihmë 11 emigrantëve të paligjshëm, të cilëve iu kishin premtuar transportin kundrejt shpërblimit në drejtim të Tiranës dhe më pas drejt vendeve të BE-së.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

Top Channel