Një nga arsyet më të shpeshta se përse stomaku juaj është i fryrë ose i fortë, mund të jetë ajri që gëlltisni ose produktet ushqimore që krijojnë shumë gazra në sistemin tretës. Shpesh ky nuk është një problem por herë të tjera mund të jetë tregues i një problemi më serioz.
Të tilla mund të jenë bllokimi i zorrëve ose sëmundja e zorrëve të inflamuara. Për rehatinë dhe mirëqënien tuaj, një bark i fortë dhe i fryrë nuk është diçka që duhet ta injoroni. Ju rendisim më poshtë disa nga shkaqet dhe si të merrni ndihmën që ju nevojitet.
Ndiheni të fryrë
Ju mund të vini re se niveli i fryrjes luhatet gjatë ditës me kalimin e orëve ose në bazë të asaj që po hani. Disa gjëra që mund të ndihmojnë janë të ngrënit më ngadalë dhe shmangien e çamçakëzit për të reduktuar sasinë e ajrit që mund të gëlltisni pa kuptuar. Gjithashtu dhe kufizimin e pijeve të gazuara që shkaktojnë fryrje të stomakut.
Keni intolerancë ushqimore
Intoleranca më e zakonshme e lidhur me fryrjen është intoleranca ndaj laktozës. Por intolerancat e tjera ushqimore, si dhe disa sëmunde autoimune ku ngrënia e glutenit dëmton zorrën e vogël ose rrit së tepërmi bakteriet, mund të shkaktojnë fryrje dhe forcim të stomakut.
Mund të vuani nga ndonjë sëmundje e aparatit tretës
Koliti ulceroz ashtu edhe sëmundja e zorrëve të inflamuara mund të jenë një tjetër shkak. Në këtë rast ju mund të vini re gjithashtu simptoma të tjera, si dhimbje barku, diarre, kapsllëk ose prani të gjakut gjatë jashtëqitjes. Në këto raste sugjerohet të kryeni një vizitë tek mjeku juaj.
Mund të jetë diçka tjetër
Të kesh një stomak të fortë dhe të fryrë mund të mos ketë të bëjë fare me atë që hani. Është e mundur që ju mund të keni një bllokim të zorrëve, që ndikon në mënyrën se si jashtëqitja lëviz nëpër sistemin tuaj tretës. Nëse është kështu, zakonisht do të keni edhe simptoma të tjera, si të vjella ose kapsllëk. Sëmundjet mëlçisë dhe cistet (si cistet ovariane) mund të ndikojnë gjithashtu në mënyrën se si ndihet dhe duket stomaku juaj. Nëse jeni të shqetësuar lini një takim me mjekun tuaj dhe ndërkohë mbani shënim të gjitha simptomat që po përjetoni./AgroWeb
Top Channel