15/11 22:53
Votimi për shkarkimin e kreut aktual të PD-së ka përfunduar, ndërsa ka nisur numërimi.
Pas votimit të 4.935 delegatëve për shkarkimin apo jo të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha me argumentin se ka thyer statutin duke dëmtuar rëndë interesat e PD-së ka nisur numërimi.
Kuvendi votoi në mënyrë të fshehtë për shkarkimin e Bashës dhe më 18 dhjetor do të mbahet referendumi për të konfirmuar vendimin e Kuvendit për shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetar i Partisë Demokratike.
Më datë 22 mars, Kuvendi Kombëtar i PD-së, do të mblidhet përsëri për të zgjedhur strukturat e reja të PD-së. Deri në ditën e zgjedhjeve, drejtimin e partisë e mer një komision i përkohshëm i përbërë nga 29 anëtarë.
Top Channel