Niveli i lumi Vjosë ka kapur shifrën 6.60metra, pra ka rritje prej me shumë se 1 m dhe vijon të ketë , ku kuta e daljes nga shtrati është mbi 7 m.
Situata pritet të përkeqësohet edhe për ngarkesën e reshjeve që zotëron jugun e vendit,Përmet,Tepelenë dhe Gjirokastër, kjo konfirmuar dhe nga IGJEUM ditën e djeshme.
Ndërkohë probleme edhe në fshatin Llakatund të bashkisë Vlorë.
Lumi i Shushicës ka dalë nga shtrati dhe ka përmbytur tokat bujqësore të këtij fshati., siç duket dhe nga pamjet lumi Shushica ka rritje të nivelit duke kaluar dhe urën e Llakatundit.
Po kështu në fshatin Mesaplik të bashkisë Selenicë, është rrëzuar ura që lidh këtë fshat me zonën e lumit të Vlorës.
Kjo është e vetmja mundësi kontakti e rreth 300 banorëve të këtij fshati që mbetet kështu i izoluar.
Sipas shtabit të emergjencave të prefekturës së qarkut,jemi duke monitoruar situatën.
Top Channel