Pas njoftimit se Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur që ditën e nesërme të mblidhet Këshilli Kombëtar, ka reaguar vetë kreu i këtij Këshilli, Edi Paloka.

Përmes një shënimi në facebook, Paloka ftoi të gjithë anëtarëve që të bëhen pjesë e rithemelimit të PD-së dhe të mos bëhen pjesë e atyre që ai i konsideron se janë gati të shkelmojnë interesat e demokratëve.

Paloka thekson se Këshilli Kombëtar, pas Kuvendit Kombëtar është organi më i lartë i PD dhe anëtarët e tij duhet të përfaqësojnë vullnetin dhe interesat e demokratëve.

“Sot Kuvendi i PD, për here te pare u mblodh me kerkese te  delegateve te tij dhe mori vendime historike, te rendesishme ne baze te te cileve qendron rithemelimi i PD.

Ne Kuvendin e demokrateve te lire, sot moren pjese nje  numer jo i vogel prej antareve te Keshillit Kombetar. Une ju bej thirrje dhe pjeses tjeter te antareve, ti bashkohen PD te rithemeluar sot me vullnetin e shumices perfaqesuese te demokrateve e te mos behen pjese e lojes te atyre qe per karrige jane gati te shkelmojne interesat e demokrateve, per me teper, nga sot, pa asnje tager per te mbledhur Keshillin Kombetar.

Keshilli Kombetar, pas Kuvendit Kombetar eshte organi me i larte i PD dhe antaret e tij duhet te perfaqesojne vullnetin dhe interesat e demokrateve, vullnet qe u shpreh qartazi sot ne Kuvendin per rithemelimin e PD”, shkruan Paloka.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA