Policia është në gatishmëri në rast se ndodh ndonjë skenë përplasjeje mes mbështetësve të ish kryeministrit Sali Berisha dhe Lulzim Bashës.

Fotot janë realizuar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, e cila është në terren për të raportuar mbi sigurinë e Kuvendit Kombëtar që po mbahet këtë të shtunë.

4.935 delegatë po votojnë këtë të shtunë për shkarkimin e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha me argumentin se ka thyer statutin duke dëmtuar rëndë interesat e PD-së.

Kuvendi ka filluar votimin e fshehtë për shkarkimin e Bashës dhe me 18 dhjetor do të mbahet referendumi për të konfirmuar vendimin e Kuvendit për shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetar i Partisë Demokratike.

Delegatët do të votojnë edhe për shkarkimin e katër nënkryetarëve.

Ata do të kenë mundësi të përgjigjen pro ose kundër shkarkimit të tij, pasi në fletën e votimit do të jetë pyetja: A jeni dakord me shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetar i PD-së? Po/Jo

 

Pavarësisht se kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka e mohoi, ekziston si mundësi që mbështetësit e Berishës të shkojnë në selinë blu.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel