Ditën e nesërme (e shtunë, 11 dhjetor 2021) pritet që në stadiumin Air Albania të mblidhet Kuvendi Kombëtar i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Sikurse shihet edhe nga pamjet që ka siguruar Top Channel, kanë nisur përgatitjet e para për mbajtjen e tij. Në fushën e stadiumit është duke u ngritur podiumi ku do të flasin personalitetet e ftuara në këtë Kuvend.

Po ashtu janë bërë gati dhe po transportohen edhe vend votimet, ku delegatët pjesëmarrës do kenë mundësi të votojnë për rithemelimin e Partisë Demokratike, që ish-kryeministri Berisha synon ta drejtojë sërish.

Në daljet e tij të mëparshme Berisha ka deklaruar se nuk sheh si pengesë për të ardhmen e Partisë Demokratike faktin që është shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara, pasi këmbëngul se është një vendim i pabazuar në fakte dhe prova.

Po ashtu ish-kryeministri mohon që lëvizja e ndërmarrë prej tij, për të eliminuar Bashën, të jetë një hakmarrje personale ndaj kryetarit demokrat për largimin nga grupi parlamentar, si pasojë e vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA