Sekuestrohen 1950 kg ilaçe të padeklaruara në Portin e Durrësit, arrestohen dy persona/ Medikamentet me vlerë 119 mijë euro!

10/12/2021 08:25

8793 kuti me medikamente të ndryshme, të cilat kapin vlerën prej 119 mijë euro janë sekuestruar në portin e Durrësit dhe janë vënë në nën pranga 2 persona.

Sipas një njoftimi të bërë nga Dogana mësohet se pas kontrollit të ushtruar në automjetin me targa AA249NN nga autoritetet doganore, u gjet një sasi ilaçesh prej 1950 kg të pa deklaruara.

Këto ilaçe nuk dispononin dokumentacionin përkatës për importin e tyre në territorin shqiptarë ndërsa vlera e detyrimeve doganore për këto mallra kap shumën 2.979,455 lekë, ndërsa penaliteti për vlerën e detyrimeve të shmangura është në shumën 8.938,365 lekë.

Në kuadër të këtij operacioni policia arrestoi në flagrancë për veprën penale “Kontrabandë me mallra të licencuara” të parashikuara nga neni 173 të Kodit Penal, shtetasit A.B dhe A.P.

Njoftimi i plotë:

Strukturat e Administratës Doganore në bashkëpunim me Prokurorinë dhe Policinë e Shtetit, kanë konkretizuar me sukses goditjen e një skeme mashtrimi- kontrabandë, në importin e medikamenteve, të importuara në territorin doganor shqiptar si ndihma humanitare, në portin e Durrësit.

Në bazë të analizës së riskut, autoritetet doganore ushtruan kontroll në automjetin me targa AA249NN, nga ku rezultoi se krahas mallrave të deklaruara, ishte dhe një sasi ilaçesh prej 1950 kg ose 8793 kuti me medikamente të ndyshme, të cilat kapin vlerën prej 119 mijë euro. Këto medikamente nuk dispononin dokumentacionin përkatës për importimin e tyre në territorin shqiptar, ndaj u sekuestruan.

Vlera e detyrimeve doganore të shmanguara për mallrat e përshkruara më sipër kap shumën 2.979,455 lekë, ndërsa penaliteti për vlerën e detyrimeve të shmangura është në shumën 8.938,365 lekë. Në total, shuma e detyrimeve doganore dhe penaliteteve të shmangura është 11.917,820 lekë.

U arrestuan në flagrancë për veprën penale “Kontrabandë me mallra të licencuara” të parashikuara nga neni 173 të Kodit Penal, shtetasit A.B dhe A.P.

Materialet për rastin në fjalë janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.
Administrata Doganore mbetet e angazhuar në mbështetje të ligjshmërisë dhe biznesit të ndershëm, ndërkohë që i bën thirrje të gjithë shtetasve, subjekteve importues dhe atyre transportues, për respektimin e ligjit dhe procedurave doganore.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA