Escobar: Po nxisim europianët që t’ju shohin si partnerë. Shqipëria është pjesë e Europës me…

10/12/2021 14:34

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar është shprehur se SHBA-të po nxisin Evropën që ta shohë Shqipërinë, ashtu siç e shohin ata, si partnerë të vërtetë.

Më tej Escobar u shpreh se Shqipëria është në Europë tashmë referuar vlerave dhe kulturës së saj.

“Ne po nxisim europianët që t’ju shohin siç ju shohim ne, si partnerë. Ju jeni pjesë e Europës tashmë me kulturën dhe vlerat tuaja dhe prandaj besojmë se duhet të keni një vend në tryezë. Çdo vend që ka hyrë në BE është më i begatë, i qëndrueshëm se kurrë më parë. BE ka të bëjë me vlera dhe institucione. Tani bëhet fjalë për të thelluar institucionet. Ne jemi gati të punojmë me ju përgjatë gjithë gamës së mundësive, politike, ushtarake, kulturore, arsimore. Ne e duam këtë për Shqipërinë”, tha Escobar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA